Duket se kjo verë nuk do jetë i qetë për zyrtarët shqiptarë. Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth, nis sot një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në axhendën e Ministrit Roth janë planifikuar një sërë takimesh zyrtare duke nisur nga takimi me Kryeministrin Rama, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Bushati, drejtues të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor për Ballkanin Perëndimor, opozitën dhe shoqërinë civile. Në qendër do jenë integrimet evropiane dhe jo vetëm.
Vetë Ministri Roth në një status në Twitter, publikuar këtë të diel shkruan:
“Sapo mbërrita në Tiranë. Do të takohem me Kryeministrin Rama, Ministrin Bushati me drejtues të RYCO, opozitën dhe shoqërinë civile. Dua të falënderoj veçanërisht mikun tim Bushati që një ditë si kjo, në vend që të kalojë kohë me familjen e tij na organizoi takimin e sotëm”.