Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë mëngjes në Vlorë, ndërsa raportohet se një mjeti i është vënë tritol, në lagjen “24 Maji”.
Mjeti ka qenë i parkuar gjatë momentit të shpërthimit, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Makina së cilës i është vënë lënda plasëse mësohet të jetë, mjeti tip “Benz” me targa AA720 FD”.
Mësohet se pronari i mjetit është Agim Islamaj, i cili është marrë në pyetje menjëherë pas ngjarjes.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve nga Policia, shpërthimi dyshohet të jetë një paralajmërim që i bëhet pronarit apo dikujt tjetër që ka lidhje me të.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 22.07.2018, rreth orës 07:34, në lagjen ”24 Maji”, është dëmtuar pjesërisht me shpërthim mjeti tip ”Benz” me targa AA720FD, në pronësi të shtetasit A.I., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (b.an)