Rritja e temperatura këtë fundjavë ka bërë që shumë pushues t’i drejtohen jugut të vendit.
Por kjo dyndje e madhe pushuesish ka sjellë një trafik të rënduar të automjeteve në Fier.
Trafiku i automjeteve nis prej unazës lindore të Fierit dhe ka vazhduar deri në Levan ku ndahen drejtimet e lëvizjes për në Tepelenë.
Përgjatë gjithë këtij aksi rrugor prej gati 9 km ka qenë i ngarkuar në trafik nga vargu i automjeteve të pushuesve.
Pamjet që do të shihni më poshtë janë postuar nga mediat lokale në Fier dhe tregojnë trafikun e rënduar mesditën e sotme, në unazën Lindore në Fier. /b.d