Drejtori i Zbulimit Kombëtar amerikan, Dan Coats tha se kërcënimi i Rusisë ndaj Shteteve të Bashkuara vazhdon dhe se duhet të ndërmerren masa për të parandaluar një ndërhyrje ruse në zgjedhjet e këtij viti për Kongresin.
Duke folur në Kolorado, zoti Coats tha se është e pamohueshme që rusët qëndrojnë në krye të sulmeve kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara si dhe të përpjekjeve për të përçarë SHBA nga aleatët, duke minuar vlerat bazë të vendit.
Ai tha gjithashtu se nuk ka dyshim që presidenti rus Vladimir Putin është drejtpërdrejt përgjegjës për këto veprime.
Zoti Coats pranoi se ishte befasuar nga lajmi se zoti Putin ishte ftuar të vizitonte Shtëpinë e Bardhë.
Drejtori i Zbulimit Kombëtar tha se agjencitë amerikane të inteligjencës do të shohin se çfarë rreziqesh të mundshme do të paraqiste një vizitë e tillë dhe do t’ia ofronte informacionin presidentit Trump./a.m.