Një futbollist i njohur i Premier Ligës angleze ka pasur aferë me një grua të martuar ndërkohë që edhe ai është i martuar.
Emri i futbollistit nuk bëhet me dije por raportohet se ai ka paguar një shumë të madhe parash për t’i shpëtuar ndëshkimit nga burri i saj.
Sipas mediave britanike, futbollisti ëhstë mjaft i njohur dhe me shumë ndikim te ekipi i tij.
Një femër që mban pseudonimin “Iamaëagama” në Instagram iu përgjigj pyetjes se cila ishte “historia më skandaloze që ka prekur një futbollist”.
“Hmmmm …. Një futbollist i martuar ka kaluar natën në një hotel evropian të bukur me një zonjë sexy (jo gruan e tij)”, shkruhej në adresën e Instagramit.
Më tej ajo sqaron edhe gjobën që iu desh të paguante futbollisti.
“Burri i zonjës sexy qëlloi të ishte një gangster i madh evropian. Futbollisti i ka paguar atij 100,000 paundë, që ajo që ka ndodhur të mund të ‘harrohet’ dhe këmbët e tij të mos thyhen”, thuhet më tej./a.m.