Një 59-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë pasi ishte ndjerë keq në plazh.
Shtetasi me inicialet D.H., ishte nisur drejt Tiranës nga bregdeti i Dhërmiut ku ishte me pushime.
Por, rrugës për në spital ai ka pësuar atak kardiak.
“Më datë 19.07.2018, në Dhërmi, shtetasi D.H., vjeç 59, banues në Durrës, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është nisur për në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë rrugës ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për hetime të mëtejshme”, raporton policia./a.m.