Kreu i PD Lulzim Basha ne nje bashkebisedim me gazetaret sot nga selia blu e ka vene theksin serish tek çështja e ndjeshme e Teatrit per te cilin mazhoranca ne Kuvend ka miratuar ligjin per shembjen e tij dhe ndertimin e nje te riu. Basha ka kërcënuar se po ju vunë minat teatrit, atëhere me ligj do ju vihen minat dhe kullave
“Ajo që ka ndodhur me Teatrin është atenat i lirive dhe të drejtave të çdo qytetari. Në histori ka ndodhur si me hebrenjtë në Luftën e Dytë botërore. Europa Nostra e konsideron pjesë të trashëgimisë kulturore evropiane, jo vetëm shqiptare. Një organizatë prestigjioze që mban në qëndrim të qartë ndërkohë Rama me lakejtë e tij janë vërsulur si talebanë për të shkulur një pjesë të trashëgimisë kulturore me gjithë historinë dhe vlerat që mban.
Atyre që kanë humbur kurajon që janë zbuluar si me karakter të dobët para qytetarëve u them merrni shembull dhe rikthehuni në betejën për mbrojtjen e vlerave të teatrit, nderkohe i them kryetalebanit që cdo ditë e më shumë demaskohen para shqiptarëve e para botës synimet mafioze mbi të cilat është ngritur përpjekja për teatrin.
Kjo është prova gjenerale për t’u shpallur pasha i pashallëkut të Shqipërisë. Nëse lejoimë një ligj special të grabisë pronë publike për t’i dhënë pa garë një aktori të dyshuar mundësinë të fitojë 205 milionë euro ndërkohë që s’ka Gjykate Kushtetuese, do të thotë që nesër ky njeri mund të bëjë gjithcka… Atyre horrave të Policisë Bashkiake që çon për të hapur vrima në muret e vjetra dua ti kujtoj kryetalibanit që qendrat e disa qytetareve evropiane u rrafshuan në luftën e dytë botërore dhe i ringritën për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore. Popullit i lind e drejta te rezistoje me te gjitha format dhe menrya për të parandaluar që nesër fati i Teatrit t’i vijë te shtepia e tyre, vendi i punes dhe lirite e tyre. Dua t’i jap te qarte nje paralajmerim Fusha sh.p.k s’ka asnjë shans të gezoni frutet e një ndërmarrje te tille kriminale, asnje shans. Cdo veprim i Fusha sh.p.k dhe cdo entiteti tjeter do te jete subjekt i nje ligji te amenduar antimafia. Ne baze te kesaj do ju sekuestrojme cdo cm katrore dhe cdo cent a miliard euro per shkeljet qe do konstatojme. Sikudner nese guxoni t’i vini minat teatrit, minat do ua veme edhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmerim vjen edhe per ndonje bankë që mendon se mund te investoje ne kete projekt, ndonese kam bindjen se keto jane parate e Toyota Yaris apo Seat…”, tha Basha.
ma.me/javanews.al