Një ministër italian është vënë nën hetim nga drejtësia italiane, pasi mbi të rëndon akuza e ‘fajdes bankare’. I referohemi ministrit italian për Europën, Paolo Savona. Ky i fundit është një nga emrat më të debatuar gjatë katër muajve të ngërçit, për krijimin e qeverisë së re italiane pas zgjedhjeve të 4 marsit.
Prokuroria e Campobassos ka hapur një proces hetimor ndaj ministrit Savona, e 22 personave të tjerë të përfshirë në një skandal fajdesh bankare.
Në kohën e ngjarjeve, ministri Paolo Savona ishte drejtues i bankës Unicredit.
Gjatë përpjekjeve për krijimin e qeverisë së re italiane, ‘Lëvizja 5 Yje’ dhe ‘Partia Lidhja’ propozuan Paolo Savonën në postin e ministrit të Ekonomisë, kandidaturë që nuk u pranua nga Presidenti Sergio Mattarella e një nga shkaqet e rrëzimit të tentativës së krijimit të qeverisë së parë Conte, që çoi zgjatjen për disa javë të tjera të ngërçit qeverisës.
a.ç