Tatimet vijojnë aksionin kundër informalitetit në zonat turistike.
Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor ka ushtruar kontrolle të detajuara verifikimi, dhe ka bllokuar 11 hotele që ushtrojnë veprimtari ekonomike në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi etj., me qëllim reduktimin e informalitetit dhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.
Nga kontrollet rezulton se ka ka ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje.
Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u morën masat si më poshtë vijojnë:
– Për subjektin Hirakli Marku, me vendndodhje Ksamil, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
– Për subjektin Mikelo Ahmeti, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
– Për subjektin Shelege Veliaj, me vendndodhje Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
– Për subjektin Enver Fataj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
– Për subjektin Xhimi Sakaj, me vendodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
– Për subjektin Panajot Beleri, me vendndodhje Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
– Për subjektin Fatmir Kodhelaj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
-Për subjektin Rolando Dhima, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
– Për subjektin Marie Kokaveshi, vendndodhja Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
– Për subjektin Spiridhula Dhimaleksi, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
– Për subjektin Roland Braho, vendndodhja Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror, si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj.
Javanews/a.ç