Zbulohen detaje të reja për shpërthimin me tritol që tronditi sot Tiranën
Mësohet se Drita Lulo, pronarja e dyqanit që u hodh në erë, është motra e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Mësohet se Drita Lulo jeton jashtë vendit, por ka në pronësi një dyqan në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet.
Fatos Lulo është gjyqtari i parë që u shkarkua nga KPK-ja me nisjen e procesit të Vettingut. Lulo nuk justifikonte dot pasurinë prej 480 mijë dollarësh dhe një shtëpi në Kanada.
***
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të natës
Eksplozivi i është vënë katit të parë të një pallati, i cili është përshtatur si dyqan. Nga shpërthimit është dëmtuar qepeni i dyqanit si dhe janë shkaktuar disa dëme të tjera materiale. Dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë rreth 200 gramë.
Mësohet se dyqani është në pronësi të shtetases Drita Lulo.
Në momentin e shpërthimit në dyqan nuk ka patur njerëz.
Informacion paraprak
Më datë 20.07.2018, rreth orës 02:10, në rrugën “Ymer Kurti “, në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, në pronësi të shtetases D. L., ka ndodhur një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse të llojit eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe saqrimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
a.ç