11 persona kanë vdekur pasi një varkë që mbante turistë është zhytur në det nga stuhia në shtetin e Missouri-t të Shteteve të Bashkuara, shkruan BBC.
Mjeti lundrues po transportonte rreth 30 vetënë liqenin Table Rock, një atraksion i njohur turistik, pranë qytetit të Bransonit, kur u përmbys.
Zhytësit kanë kontrolluar në liqen për 5 të tjerë që thuhet se kanë humbur. Shtatë vetë u dërguan në spital, njëri prej të cilëve është lënduar rëndë.
Skuadrat e emergjencave thanë se i janë përgjigjur incidentit menjëherë pas orës 19.00 të enjten, me orën lokale. Kjo ndodhi pasi një stuhi e fuqishme përfshiu perëndimin e Amerikës.
Videoja e xhiruar nga një dëshmitar në breg tregoi dy anije që luftonin përmes ujërave të zjarrtë.
a.ç