Pas aksidentit të trefishtë të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në segmentin Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar, ku një person humbi jetën, një tjetër ra në prangat e policisë. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar të identifikuar si F.Rr, banues në Tiranë, i cili u kap duke drejtuar pa leje njërin prej automjeteve të dëmtuara.
Në aksident u përfshinë tre automjete, në njërën prej të cilave udhëtonte 23-vjeçari, i cili humbi kontrollin në autostradë dhe nga shpejtësia ‘fluturoi’ mbi trafikndarëse duke përfunduar në krahun tjetër të rrugës dhe duke aksidentuar edhe dy mjete të tjera.
Përpos 23-vjeçarit të identifikuar si Xhemal Gogo që ndërroi jetë i plagosur mbeti edhe një tjetër person por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. I riu që humbi jetën dyshohet se ishte duke folur në telefon duke humbur kontrollin e mjetit.
ma.me