Një 35 vjeçar italian ka rënë në pranga të policisë pasi ka kanosur me thikë një shtetase shqiptare.
Kjo e fundit punonte si prostitutë dhe ka pasur si klient shtetasin italian.
Fill pas aktit seksual, agresori i identifikuar me inicialet M.A i ka kërkuar shqiptares që t’i kthejë paratë ose ndryshe do ta ekzekutonte.
Kanë qenë Karabinierët e Poggioreale-s në Itali që kanë ndërhynë me urgjencë gjatë natës në rrugën “Ferrante Imparato”, duke arrestuar 35 vjeçarin i cili rezultonte me probleme me drejtësinë fqinje.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, 35-vjeçari, pas raportit seksual, e kërcënoi shqiptaren me vdekje një thikë duke tentuar t’i marrë 30 euro që i dha paradhënie para marrëdhënies. Dhe argumenti ishte se nuk i kishte pëlqyer marrëdhënia. /b.d