Prokuroria e Shkodrës ka marrë si të pandehur ish-kryebashkiakun e PD në Vaun e Dejës Gjon Marku. Sipas komunikatës zyrtare, mësohet se Marku ka dhënë një lishencë në kundërshtim me ligjin. Ndër të tjera, Prokuroria njofton:
“Në Shkodër, sot me datën 18.07.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka marrë si të pandehur për veprën penale të « Shpërdorimit të detyrës » , parashikuar nga neni 248 i K.Penal, ish–kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, shtetasin Gjon Ndue Marku, dhe ka dërguar çështjen penale për tu shqyrtuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Gjon Ndue Marku, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar një liçensë si dhe një çertifikatë “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën”, nënvizon prokuroria.
ma.me