Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë nën mbrojtje dy gjyqtarët e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca dhe Admir Thanza, të cilët u shkarkuan dje nga KPK.
Berisha shkruan se procesi i vetingut ka degraduar publikisht ne nje proces qe zhvillohet ne teresi me ndonje perjashtim rastesor, me liste dhe si hakmarrje primtive dhe gjueti shtrigash e ne shenjen e urrejtjes te Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj origjines nga veriu apo asaj klasore te vetuarve.
Dy gjyqtaret u shkarkuan për mosjustifikim të pasurisë dhe lidhje me të inkriminuar.
“Dy gjykates te Gjykates se Larte, Tom Ndreca dhe Admir Thanxa u nxoren jashte sistemit te drejtesise. Duke mbeshtetur ne çdo rast zbatimin e ligjit, natyrisht kurre me dy dhe tre standarte, ketu nuk do te merrem me analizen e procesit te vetingut, qe ka degraduar publikisht ne nje proces qe zhvillohet ne teresi me ndonje perjashtim rastesor, me liste dhe si hakmarrje primtive dhe gjueti shtrigash e ne shenjen e urrejtjes te Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj origjines nga veriu apo asaj klasore te vetuarve. Por do te theksoj ketu se me vendimet e djeshme, krye krye kreu Edvin Kristaq Rama i dha goditjen e meshires dhe de faco asgjesoi apo paralizoi edhe Gjykaten e Larte te vendit, dhe se bashku me te asgjesoi edhe sistemin universal tre shkalle kushtetues te drejtesise ne Shqiperi dhe Kushtetuten e vendit e shendroi ne nje leter pa vlere”, shkruan Berisha
a.ç