Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Nertina Kosovën, gjyqtare në Apelin për Krimet e Rënda.
Pasuritë e gjyqtares së Krimeve të Rënda janë të justifikuara dhe DSIK e raporton të përshtatshme për të vazhduar detyrën.
Edhe komponenti i tretë i Vetting-ut, ai i aftësisë profesionale, është në rregull për gjyqtaren.
Nertina Kosova ka deklaruar apartament banimi 120 m2 në ‘Don Bosko’ të blerë me kredi bankare dhe 1 milion lekë kursime.
Nga analiza e KPK, ka rezultuar se gjyqtarja ka të ardhura që e mbulojnë shpenzimet.
a.ç