Kryeministri Edi Rama në një takim të paradites së sotme me koordinatorët e bashkëqeverisjes në kuadër të platformës ‘shqiperiaqeduam.al’, u bëri thirrje qytetarëve që të kërkojnë sa më shumë zgjidhje për problemet e tyre.
Gjithçka pas rastit të një zonje që kishte pasur zvarritje në Hipotekë dhe pas ankesës në platformë gjeti zgjidhje.
“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë më shumë se një vajtje ardhje në Hipotekë, të mos shkojnë më atje, por të drejtohen te platforma dhe të identifikohen personat që prodhojnë këto tortura plotësisht të paligjshme. Personat që i shkaktuan problem zonjës janë në proces disiplinor administrativ, për të zbuluar nëse jemi përballë një situate të veprës penale dhe më pas të dërgohen në prokurori”, u shpreh Rama.
Kryeministri deklaroi më tej, se platforma e bashkëqeverisjes është një armë shumë efikase në dorën e çdokujt, duke thënë se përmes kësaj arme mund të vritet padrejtësia.
Në këtë drejtim, shtoi se ata që janë shkaktar të padrejtësisë do të vihen para drejtësisë.
Rama paralajmëroi raport me emër dhe mbiemër për gjithë punonjësit, shkaktar të vonesave dhe padrejtësive të cilët do të përballen me masat përkatëse.
Ai tha se nëpërmjet platformës fjalët e qytetarëve nuk i ka marrë era, por se është adresuar ankesa dhe e drejta është vënë në vend./a.m.