Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi ka bërë që video-loja “FIFA 19” të detyrohet të ndryshojë kopertinë.
“FIFA 19” kishte ndërmend të dilte në treg me një kopertinë ku shihej CR7 me fanelën e Realit, por lëvizja e papritur e portugezit ka bërë që edhe loja të përshtatet me merkaton.
Në pritje të ndryshimit të kopertinës së lojës, “EA Sports” ka publikuar një “teaser” të dedikuar Juventusit. Bashkë me Cristiano Ronaldon shihen Emre Can, Chiellini, Dybala dhe Douglas Costa.
“FIFA 19” do të jetë e disponueshme për PlayStation 4, PlayStation 3, Xbox One, Xbox 360, Nintendo Sëitch dhe PC nga data 28 shtator.
a.ç