Presidenti amerikan, Donald Trump i ka marrë vetë meritat për fuqizimin e NATO-s dhe pavarësisht se kohën e fundit ka kritikuar këtë aleancë, ai është shprehur në frymë pozitive për të njëjtën. Organizata Veri-Atlantike është e financuar më mirë “vetëm për shkakun tim”, ka thënë Trump në një postim në Twitter.
“Kam pasur një takim fantastik me NATO-n”, ka thënë ai në të njëjtin postim.“NATO ka qenë e dobët mirëpo tani është e fuqishme përsëri (keq për Rusinë).
Mediat vetëm raportojnë se unë isha i pasjellshëm me liderët, nuk përmendin kurrë të hollat!”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan.
Trump pati deklaruar pas përfundimit të samitit të NATO-s, se udhëheqësit e disa shteteve anëtare janë pajtuar që të arrijnë më shpejt cakun e shpenzimeve në mbrojtje, që është 2% e bruto-prodhimit vendor.
Aleatët e NATO-s, në vitin 2014, janë pajtuar që ta arrijnë këtë cak deri në fund të vitit 2024, përgatiti Koha. (b.an)