Didier Deshamp është bërë pjesë e historisë së Kupave të Botës. Trajneri i Francës është shpallur fitues në Botërorin e 1998-ës me “gjelat”, si lojtar, dhe këtë gjë sapo e arriti edhe si trajner, në vitin 2018.
Diçka të tillë më parë e kanë arritur vetëm Mario Zagajo fitoi Kupat e Botës në Suedi 1958 dhe Kili 1962, si lojtar me Brazilin, dhe më vonë arriti t’ia dalë edhe në Meksikë 1970 si trajner. Më vonë, ishte Franc Bekenbauer që fitoi në Gjermani 1974 si lojtar trofeun më të lavdishëm, ndërsa më pas në Itali 1990, si trajner i “pancerave”.
ma.me