Emocione dhe spektakël ka sjellë finalja e Botërorit “Rusi 2018” në Luzhniki Stadium në Moskë. Një ekip si Kroacia në përpjekje për të bërë histori duke fituar përballë Francës, e “gjelat” që kërkonin të sundonin duke marrë titullin e dytë në histori si Kampionë bote.
Në fund, ajo që ka triumfuar ka qenë Franca, duke mundur 4-2 Kroacinë me një autogol të Mandzukic, e tre gola nga Griezman (penallti), Mbape dhe Pogba. Ndërsa nga ekipi ballkanik shënuan Perisic dhe Mandzukic.
Pati momente feste, ashtu siç nuk mungoi nervozimi në fushën e gjelbër por në fund fitoi më i miri. “BalkanËeb” sjell disa nga momentet më të bukura të ndeshjes në foto.