Transferimin e Ronaldos te Juventusi, nuk e ka lënë pa komentuar as ish-presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berluskoni. Impakti i firmosjes së portugezit në Itali, ka qenë aq i madh, deri edhe në pikëpamje politike.
“Si milanist, ardhja e Ronaldos ka një efekt të tmerrshëm për ne. Por, në të vërtetë, për Serinë A dhe për Italinë, jo vetëm për Juventusin, ky është një lajm shumë i mirë. Me këtë rast, dua të përgëzoj klubin e Juventusit, drejtorët e saj por edhe tifozët” – deklaroi Berluskoni.
ma.me