Në “Luzhniki Stadium” u zhvillua finalja e madhe e Botërorit Rusi 2018, ku Franca është shpallur kampione bote duke fituar 4-2 ndaj Kroacisë.
Kroacia e nisi mjaft mirë këtë ndeshje, duke qenë ajo më kërkuese, duke dashur të befasoi që në fillim Francën. Në 10 minutat e para të ndeshje ishin pikërisht kroatët ata që me Perisic e Rakitic u shfaqën rrezikshëm në portën e mbrojtur nga Lloris.
Ishte pikërisht Mario Mandzukic heroi i Kroacisë ndaj Anglisë, por finalja ka nisur tmerrësisht keq për kroatin, i cili në minutën e 18 ka shënuar autogol. Ishte një goditje dënimi dhe krosimi i Griezmann është devijuar pak nga kroati dhe Subasic është mposhtur.
Kroatët kanë reaguar menjëherë dhe avantazhi i Francës nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta. Ivan Perisic ka rritur të barazojë shifrat në minutën e 28-të. Sulmuesi mori një top nga Vida në hyrje të zonës dhe me një goditje fantastike me të majtën realizoi golin e barazimit.
Sërish pas 10 minutash vjen edhe goli i avantazhit për Francën. Arbitri akordon një penallti pasi me anë të VAR pa një prekje të topit me dorë brenda në zonë dhe Griezmann realizoi duke kaluar Francën sërish në avantazh.
Në minutat e mbetur të pjesës së parë, kroatët u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, madje me Perisic patën një mundësi mjaft të mirë për të shënuar, por topi përfundoi jashtë.
Kroacia e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, duke kërkuar me të gjitha mënyrat golin e barazimit. Disa raste të pastra për shënim për ta.
Kur të gjithë prisnin golin e Kroacisë, ishin sërish francezët që shënuan. Pogba realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 59. Mesfushori godet bukur nga jashtë zonës dhe topi ndalet në rrjetë.
Ndërsa në minutën e 65 ishte radha e talentit Mbappe të shënojë në një finale Botërori, duke e çuar në 4-1 rezultatin.
Por Kroacia, edhe pse në disavantazh të 3 golave, nuk dorëzohet dhe Mandzukic, i cili realizo autogol në fillimin e ndeshjes, ngushton diferencën në 4-2 në minutën e 69, pas një gabimi fatal të portierit Lloris.
Formacionet e dy skuadrave
Franca: Lloris; Pavard, Varane, Umtit, Hernandez; Kante, Pogba, Matuidi; Mbappe, Griezmann, Giroud.
Kroacia: Subasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Brozovic, Rakitic; Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic.
Para nisje së takimit, në ceremoninë hapëse të kësaj finaleje, ishte këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi, e cila interpretoi së bashku me Ëill Smith dhe Nicky këngën zyrtare të Botërorit “Live It Up”.
Gafe e Loris, perfitojne kroatet
Nje gafe e rende e protierit Loris te Frances u ka dhuruar kroateve golin e 2-te. Rezultati eshte 4-2 ne nje sfide teresisht plot te papritura
Ndeshkon Mbape
Mbape ka shenuar per Francen duke e cuar rezultatin ne 4 me 1 duke e afruar me shume ekipin e tij drejt kupes.
Goli 3 i Frances
Francezet kane thelluar avantazhin kunder Kroacise. Pogba ka shenuar nje gol qe i ka cuar “gjelat” me nje dore te kupa. Rezultati eshte 3-1 per Francen
Pjesa e pare
Eshte mbyllur pjesa e pare France- Kroaci me rezultatin 2-1, nje sfide qe ka gjithshka e mbushur me emocione. Pjesa e pare ishte thuajse e barabarte
Goli i 2-te i Frances
Francezet kane kaluar serish ne avantazh. Grizman ka shenuar nga pika e penalltise duke e cuar rezultatin e ndeshjes ne 2=1 per francezet. Penalltia u shkaktua nga Perisic pas nje prekje me dore. Gjyqtari vendosi per 11 metersh pasi pa sistemin VRO
https://www.youtube.com/watch?v=iGCbNfncOm4
Goli kroateve
Nuk ka zgjatur shume gezimi i francezeve pasi kroatet kane baraspeshuar sfiden, duke shenuar nje gol shume te bukur qe e ka cuar takimin ne 1-1. Autor i golit eshte perisiç i cili ka cuar peshe tifozet kroate ne stadium
Goli i Frances
Franca ka zhbllokuar pak sekonda me pare rezultatin e perballjes me kroatet ne finalen e madhe te boterorit. Nje autogol i Manzukiç ka bere qe ‘gjelat’ te kryesojne kete ndeshje mbushur me shume emocione.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=VxCjR1UfxYU
Takimi
Në orën 17:00 nis finalja e madhe e këtij Botërori, ku Franca dhe Kroacia do të luajnë për të bërë historinë.
Në stadiumin e “Luzhnikit” në Moskë sot do të mësojmë kampionen e re të Botës në futboll.
Ndërkohë, janë publikuar formacionet me të cilat dy skuadrat finaliste do të zbresin në fushën e lojës.
Franca: Lloris; Pavard, Varane, Umtit, Hernandez; Kante, Pogba, Matuidi; Mbappe, Griezmann, Giroud.
Kroacia: Subasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Brozovic, Rakitic; Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic.
***
Një sfidë që sheh të përballen me njëra-tjetrën Francën, një skuadër me vazhdimësi të drejtuar nga Deschamps, që kërkon titullin e dytë kampion të botës pas atij të vitit 1998, e Kroacinë, një kombëtare e drejtuar me sukses nga Zlatko Daliç deri në këtë arritje historike, finalja e parë në një Botëror. Mes tyre do të jetë argjentinasi Pitana, arbitri që do të gjykojë një ndeshje me shumë kampionë në fushë, ku spikasin veçanërisht sulmuesit: Mbappe dhe Griezmann nga njëri krah dhe Perisiç e Mandzukiç, nga ana tjetër.
Ndeshja e sotme mund të konsiderohet padyshim si ajo e ëndrrave, thënë ndryshe ajo që vendos se cili do të ngrejë trofeun më të lakmuar nga çdo futbollist në mbarë botën.
Veç Nestor Pitanas, i lindur në 1975-n, që do të vërshëllejë fillimin dhe mbarimin e sfidës në “Luzhniki” të Moskës, edhe asistentët e tij në sfidën Francë-Kroaci do të jenë nga Argjentina, Hernan Maidana dhe Juan Lattes.
Kjo do të jetë finalja e tretë për “gjelat”, që u ngjitën në majën e podiumit në vitin 1998 dhe e mbyllën me medaljet e argjendta në vitin 2006, pas humbjes me Italinë. Ndërkohë, ky i sotmi është rasti unik dhe historik për Kroacinë për të ngritur lart trofeun e Kupës së Botës, me kroatët që në të njëjtin vit kur “transalpinët” festonin titullin, arrinin rekordin e tyre me vendin e tretë të Botërorit “France ’98”.
Kjo do të jetë përballja e gjashtë mes këtyre dy kombëtareve, me Francën që është në avantazh, pasi nuk është mposhtur asnjëherë, ka arritur 3 fitore dhe dy barazime. Precedenti më i fundit që nuk mund të harrohet është ai i gjysmëfinales së Botërorit “France ’98”, kur kroatët kaluan në avantazh me golin e Davor Suker, por Lilian Thuram do të përmbyste gjithçka në favor të “bluve”.