1930- Në kryeqytetin e Uruguajit, Montevideo, filloi Kampionati i Parë Botërore i Futbollit me 13 ekipe.
1793-U vra Jean Paul Marat, një nga udhëheqësit kryesorë të Revolucionit Francez dhe udhëheqësi i montanjarëve. Vrasja u krye nga Charlotte Corday, e cila u ekzekutua katër ditë më vonë në gijotinë.
1951-Vdiq kompozitori austriak Arnold Schönenberg në Los Anxhelos. Si pionier i shkollës atonale të Vjenës, ai ishte përkrahës i madh i ekspresionizmit në muzikë dhe krijuesi i një mënyre të re të kompozimit të se ashtequajtures dodekafoni, që ndikoi në zhvillimin e muzikës së shekullit të 20-të (opera “Moisiu dhe Aaroni”, poema simfonike “Peleas dhe Melisandra”, kantata “Te mbijetuarit e Varshavës”). (b.an)