Komisioneri Hahn, gjatë një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ka deklaruar se çelja e negociatave të Shqipërisë me BE është një qëllim kombëtar, me rëndësi për të gjithë shqiptarët.
Ai kërkoi bashkëpunim nga opozita, pasi ky është një proces me rëndësi për të gjithë Shqipërinë.
Hahn deklaroi se BE do të vazhdojë të asistojë vazhdimin dhe thellimin e reformave, duke paralajmeruar bisedime me qeverinë dhe opozitën
“BE do të vazhdojë të asistojë në vazhdimin dhe thellimin e reformave. Gjithashtu do të vazhdojmë përgatitjet për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm. Do të flasim me qeverinë dhe opozitën pasi kemi të bëjmë me një qëllim kombëtar dhe duhet të bashkëpunojmë. Do të ndalem në Tiranë javën e ardhshme. Ka një nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të arritur proceset integruese në gjithë shoqërinë shqiptare. Duhet të jemi të bashkuar pa dalim e gjithë shoqëria, kjo është ajo që ne apelojmë”, deklaroi Hahn.
Hahn konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e BE për çeljen e negociatave qershorin e ardhshëm
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk do të humbë asnjë minutë, por do të vazhdojë thellimin e reformave.
“Jemi të gatshëm të nisim përgatitjet për hapjen e negociatave dhe të përmbushim gjithçka na është kërkuar. Nuk do të humbasim asnjë moment, edhe pse na presin muaj të vështirë përpara. E rëndësishme është që pamë një numër shumë të madh vendesh të BE-së që njohën meritat e Shqipërisë, pasi 25 vende ishin për hapjen e menjëhershme të negociatave”, deklaroi Rama
Javanews/a.ç