Pas analizave të bëra, FIFA ka njoftuar se të gjitha testet e drogës të bëra në Kupën e Botës në Rusi kanë rezultuar negative. Testimi, i përshkruar si më i madhi i kryer ndonjëherë për këtë kompeticion, përfshinte më shumë se 1,500 lojtarë. Çdo lojtar iu nënshtrua testeve të dopingut para garës me testime të panjoftuara sistematike që u zhvilluan pas lojrave dhe në ditët e ndeshjeve.
Organi më i lartë i futbollit u shpreh gjithashtu se çdo lojtar nga katër vendet gjysmë-finaliste është testuar mesatarisht 4.41 herë që nga janari, ndërsa disa prej tyre janë përballur tetë herë me procedurat e kontrollit. Njoftimi vjen pasi dy javë më parë, FIFA u akuzua nga gazeta britanike ‘Mail’ se kishte mbuluar raste dopingu nga ana e futbollistëve rusë.
ma.me