Franca dhe Kroacia do të luajnë në datën 15 korrik për të diskutuar edhe fituesin e Botërorit që po zhvillohet në Rusi.
Një çështje e zgjidhur tashmë është edhe ajo e arbitrimit, që ka një rëndësi të madhe për mbarëvajtjen e një ndeshje korrekte, që polemikat të jenë sa më të pakta.
Njeriu i cili do të gjykojë takimin Francë-Kroaci, është ai që ka gjykuar edhe sfidën hapëse të këtij Botërorit, Nestor Pitana.
Arbitri argjentinas ka gjykuar 4 ndeshje deri tashmë në Rusi, Rusi-Arabi Saudite, Meksikë-Suedi, Kroaci-Danimarkë dhe Uruguai-Francë.
/b.d