Partizani ka humbur ne ndeshjen e pare kunder Mariborit, sfide e vleshme per turin e pare te kompeticionit te “Europa League”.
Te kuqte u munden me rezultatin e ngushte 1-0 ne takimin e pare te zhvilluar ne “Selman Stermasi”.
Nje humbje qe i jep pak shanse skuadres se drejtuar nga tekniku Skender Gega per tu kualifikuar ne raundin tjeter pasi takimi i dyte luhet ne Slloveni.
Megjithate, gjithçka mbetet e hapur pasi kryeqytetasit zhvilluan nje 90 minutesh te mire ku kishin mjaft raste te pastra per shenim, por qe nuk arriten dot ti konkretizonin ne menyre te sakte.
Golin e vetem per Mariborin e realizoi Bajde ne minuten e 60-te pas nje gabimi ne mbrojtjen e kuqe duke mposhtur Alban Hoxhen.
Takimi i kthimit mes Partizanit dhe Mariborit do te luhet javen e ardhshme.
Me poshte goli i vetem i takimit Partizani-Maribor.