Qytetarë dhe artistë kanë vendosur që këtë të enjte të marshojnë në bulevardin kryesor të Tiranë në shenjë kundërshtimi ndaj ligjit që qeveria Rama miratoi në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar.
Nisma kundër prishjes së Teatrit ka marshuar duke mbajtur në dorë një pankartë madhe me mesazhin se pa Teatër nuk ka Evropë për Shqipërinë.
Edhe PD përmes kreut të saj Lulzim Basha e ka postuar në rrjetin social aktivitetin në fjalë, duke mbështetur si ditët e fundit të protestave, lëvizjen në fjalë. /b.d