Luftëtari bëri sot debutimin historik në kupat e Evropës, por një deputim totalisht për t’u harruar, edhe pse përballë kishte një ekip të dobët si Ventspils e Letonisë.
Skuadra gjirokastrite u shpartallua nga modestët letonezë me rezultatin e thellëe 5-0.
Të pestë golat e ekipit vendas u shënuan në pjesën e parë ndërkohë Luftëtari ishte thuajse inekzistent në fushë.
Lojtari i ndeshjes ka qenë sulmuesi nigerian 19-vjeçar, Akinyemi, i cili ka realizuar 4 nga 5 golat e Ventspils (8’ pen, 12’, 24’, 43’). Goli tjetër i ndeshjes është shënuar nga Aiyegun (37’, pen).
Një rezultat ky që e sjell me këmbë në tokë ekipin gjirokastrit dhe tregon se sa shumë e rëndësishme është eksperienca në kupat e Evropës.
Ndeshja e kthimit jep pak shpresa për Lkuftëtarin që i duhet një rezultat me gjashtë gola diferencë për të kaluar më tej./a.m.