Nëse samiti i NATO-s ishte i vështirë për dhjetra udhëheqës që merrnin pjesë, ai duket se ka qenë edhe më i vështirë për Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Udhëheqësi i BE-së u pa të pengohej dhe të humbiste balancën e tij disa herë përpara një darke gala të mërkurën.
Zyra e zotit Juncker nuk pranoi të komentojë, duke përmendur shqetësimet e privatësisë. Kjo nuk është hera e parë që Juncker shfaqet i dehur në takime zyrtare… /b.d