Kroacia arriti të shkojë në finale të Botërorit për herë të parë në histori pasi mposhti Anglinë me rezultatin 2-1.
Një arritje që ka sjellë festë në popullin kroat, ndërkohë që ajo që ka ndodhur në një mbledhje të kabinetit qeveritar kroat është mjaft interesante.
Në mbledhjen qeveritare shumë nga anëtarët kanë marrë pjesë të veshur me fanellën e kombëtares kroate.
Kualifikimi në finale ka entuziazmuar kroatët dhe presidenten e tyre, Kolinda Grabar-Kitaroviç.
Ajo menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ka shprehur emocionet e saj në Facebook, duke shkruar:
“Populli im, është e mundur! Bravo të zjarrtit!
Bravo të gjithë tifozëve! Kroacia në finale!”.
Kroacia do të përballet në finale me Francën
a.ç