Kryeministrja Theresa May, ka deklaruar se Britania do të mbyllë kufijtë për shtetasit europianë që vijnë për punë.
Duke folur për efektet e Brexit, May shkruan se kjo nënkupton se i jepet fund lëvizjes së lirë të europianëve drejt Britanisë së Madhe, por profesionistët do jenë të mirëpritur.
“Nuk do të lejohet më ardhja e njerëzve nga Europa në Britani me mundësinë e largët që ata të gjejnë punë. Ne do të mirëpresim gjithmonë profesionistët të aftë të cilët ndihmojnë ekonominë tonë të lulëzojë, nga mjekët tek infermieret, inxhinierët dhe sipërmarrësit, por për herë të parë në dekada, ne do të kemi kontroll të plotë të kufijve tanë”shton kryeministrja britanike”,shkruan May në FB.
Shefja e qeverisë britanike pyet nëse plani i hartuar nga qeveria britanike për Brexit javën e kaluar “do të thotë fundi i lirisë së lëvizjes”?
Ndërsa përgjigjen e jep sërish vetë.
” Përgjigjet janë shumë të thjeshta: Po, po dhe po “, shkruan May
May nënvizon se Britania do nëshkruajë vetë marrëveshjet tregtare dhe do jetë jashtë juridiksionit të Gjykatës Europiane
Javanews/a.ç