Bukuroshet që jemi mësuar t’i shohim përmes kamerave gjatë evenimenteve sportive, do i shohim më rrallë, ose thuajse fare.
Të paktën gjatë kohës që jepet ndeshja.
Ky është vendimi i FIFA-s, e cila i ka kërkuar që kamerat e televizionit të FIFA të mos fokusojnë shpesh tifozët tërheqës të futbollit, pasi ato konsiderohen si objekt seksi.
Kreu i departamentit të përgjegjësisë sociale pranë FIFA-s, Federico Addiechi, i cili dha edhe lajmin, deklaroi se gjatë Rusi 2018, rastet e seksizmit ishin më të shpeshta se ato të racizmit.
Javanews/a.ç