Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka zhvilluar një tjetër takim me homologun grek nikos Kotzias.
Takimi është zhvilluar në Bruksel ku po mbahet Samiti i NATO-s. Mësohet se dy ministrat kanë pasur në fokus të diskutimeve negociatat që po zhvillohen për çështjet e mbetura pezull mes vendeve.
Një ditë më parë në Londër u takuan edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras. Ata shprehën bindjen për një zgjidhje të shpejtë të çështjeve mes dy shteteve./a.m.