Pak ditë më parë një shqiptar u përfshi në një aksident të rëndë, ndërsa sot ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Besar Mislyni, i cili u aksidentua me makinë.
Pas incidentit, i riu u transportua në spital me helikopter, por nuk arriti të mbijetojë.
Ai ishte duke drejtuar një makinë tip “Ford Fiesta“ në komunën Castelfranco di Sotto, teksa ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Ende janë të paqarta shkaqet, por ka dyhsime se para aksidentit i riu po lëvizte me shpejtësi të lartë./a.m.