Ka nisur në orën 10:00 seanca dëgjimore në KPK për prokurorin Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës.
Cama është edhe kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko, në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar është Xhon Leonardo.
Prokurori Cama u shfaq i shokuar nga seanca publike para trupës gjykuese dhe në momentin kur iu kërkua të prezantohej dhe të jepte kartën e identitetit, mbeti i ngrirë për disa sekonda dhe më pas reagoi.
Trupa e KLP u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk ka probleme me deklarimin e pasurisë, ndërsa nga hetimi ka rezultuar se ka kryer deklarim të rremë, pasi nuk justifikon 1 milion e 865 e 30 lekë te blerja e banesës, makinën dhe ka probleme me një deklarim të një ambienti.
Cama, prej disa vitesh ushtron veprimtarinë e tij si prokuror në Tiranë, duke qënë pjesë e hetimit në disa çështje të nxehta dhe të dështuara si ajo e dosjes 21 janari, mosdënimi i Mark Frrokut për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë dhe cështje të tjera hetimore. Cama ka shërbyer dhe në qytetin e Lushnjës, ku ka hetuar disa nga anëtarët e bandës së Lushnjës, hetime këto që nuk kanë sjellë rezultat.
Prokurori Cama, është një nga kandidatët për të qënë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por për tu bërë pjesë e këtij institucioni ende të paformuar, duhet më parë të kalojë lupën e “Vetting-ut”. Karriera e tij nis në Tepelenë, pikërisht në këtë qytet mësohet të ketë qënë zv/drejtues prokurorie, por me sa duket pas një çështje të përfunduar jo mirë, Cama, shkarkohet nga detyra e prokurorit, duke u ulur në detyrë si oficer i thjeshtë, dhe transferohet në një qytet verior në Has. Nuk dihet me saktësi se për çfarë shkelje bëhet fjalë që prokurori Adriatik Cama është shkarkuar, por ky shkarkim është konfirmuar dhe nga Prokuroria e Përgjithshme.
a.ç