Aleks Del Piero mendon se Cristiano Ronaldo i përshtatet shumë mirë stilit të lojës së ‘Zonjës së vjetër’ dhe se ardhja e tij në Torino do e përmisojë shumë imazhin e futbollit italian në botë.
“Është lajm i madh për Juven, për futbollin italian dhe i mrekullueshëm për tërë qytetin dhe Italinë sepse do të kënaqen me atë që ai mund ta bëj”, tha legjenda e bardhezinjve Del Piero për Sky Sport Italia.
“Mendoj se kjo do ta rrit nivelin e garës në Itali, do ta rrisë dëshirën për ta mposhtur Juven aq më pak që ata kanë fituar shtatë herë titullin radhazi dhe të gjithë flasin për Juventusin, Torinon dhe Italinë në gjithë botën”.
“Juventus dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve, por jo vetëm kaq, të njihet dhe të barazohet në të njëjtin nivel me klubet më të mëdha në botë. Që nga 2006, futbolli italian ka vuajtur, kështu që tani fillon rritja me Ronaldon.
ma.me