Një ngjarje shokuese u raportua në Misuri të Shteteve të Bashkuara ku dy motra të mitura 2 dhe 8-vjeçe u gjetën të vdekura pranë oborrit të banesës së tyre.
Nëna e vajzave Jenna Boedecker 30-vjeçe, tha se i gjeti vajzat në 4 Korrik jashtë banesës ndërkohë ajo kërkoi ndihmë tek një fqinj, edhe pse ishte tepër vonë, vogëlushet nuk merrnin frymë.
“Fëmijët nuk dukej të kishin dëmtime të jashtme trupore apo shenja dhune”, tha një prej oficerëve të policisë vendase por ai shtoi se “po hetojmë ende shkaqet e vdekjes”.
Në një kohe që janë ende në hetim shkaqet e vdekjes së vogëlusheve, një ditë pas ngjarjes, policia arrestoi nënën e vajzave.
Ajo sulmoi bashkëshortin e saj në mënyrë brutale. Raportohet se një ditë para se vajzat të gjendeshin të vdekura, Boedecker goditi me tullë si dhe përplasi me makinë bashkëshortin shkruan noa.al.
Ajo u prangos për dhunë në familje ndërkohë ekspertiza pritet të hedhë më shumë dritë për shkaqet e vdekjes së vajzave./a.m./