Ai që po quhet si transferimi i shekulit për skuadrën e Juventusit është duke u finalizuar. Bardhezinjtë kanë siguruar dakordësinë e Realit të Madridit për transferimin e yllit portugez për shumën e 105 milionë eurove.
Ndërkohë, sulmuesi luzitan do të përfitojë 30 milionë euro në vit me kontratën me kampionët e Italisë.
“La Gazetta dello Sport” e quan praktikisht të kryer transferimin dhe njoftimi zyrtar nga klubet është çështje minutash, pritet të ndodhë brenda ditës së sotme.
Agjenti i Ronaldos, ka në dorë ofertën e Juventusit për Realin e Madridit: 105 milionë euro e cila do të pranohet nga klubi “mbretëror”. Edhe pse klauzola e largimit të Ronaldos është 1 miliard euro, ai ka një marrëveshje verbale me Florentino Perez që të mund të largohej për 100 milionë euro në një klub që ai do dëshironte, duke përjashtuar Barcelonën, PSG, United dhe City.
Oferta e juventinëve është dorëzuar nga Mendes tek drejtuesit e Realit me të cilët ai ka zhvilluar sot takimin deçiziv për “OK” përundimtar.
Ndërkohë, akordi me Ronaldon është arritur prej ditësh. Ylli portugez ka zgjedhur ndërkohë Juventusin si ekipin e ardhshëm.
Dot mediat raportuan se Ronaldo ka pasur komunikim në telefon me trajenrin e ardhshëem Allegri. Po ashtu, presidenti juventin Andrea Agneli ka udhëtuar në Greqi për t’u takuar me Ronaldon, atje ku ai po shijon disa ditësh pushimesh./a.m.