Policia e Kurbinit ka asgjësuar 315 fidanë kanabis dhe ka vënë në pranga një 45-vjeçar, pas një operacioni të koduar “Daul”.
Aleksander Gurra përfundoi në pranga pasi është i dyshuar i kultivimit të 315 fidanëve dhe bimëve narkotike të dyshuara kanabis, në lagjen “Dual” në fshatin Selitë, në Kurbin, të cilat pas konstatimit u asgjësuan me djegie.
Gjithashtu, gjatë kontrollit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një peshore elektronike si dhe një armë zjarri pushkë me 25 fishekë.
Materialet procedurale në ngarkim të tij , u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për dy vepra penale.
a.ç