Prokurori Kostaq Beluri ka kaluar sot në ‘sitën’ e Vettingut. Ai është përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) si pjesë e listës prioritare për shkak të kandidimit të tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi. Trupa gjykuese ka lexuar raportin për prokurorin Kostaq Beluri që sipas ILDKP rezulton se ka kryer deklarim të saktë dhe justifikon pasurinë dhe burimet financiare.
“ILDKPI ka raportuar se Beluri ka bërë deklarim të saktë dhe ka burime të mjaftueshme financiare. Prokurori nuk gjendet në konflikt interesi dhe zotëron një apartament 63 m² dhe depozitë banakre 850 mijë lekë. Kostaq Beluri pushoi çështjen për Admir Thanzën, ai dyshohej për korrupsion. Nuk ka kryer hetime të thelluara për këtë çështje”- thuhet në raportin e KPK.
Beluri punon aktualisht si prokuror në Sektorin e Verifikimit të Integritetit, i njohur ndryshe si sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai ka punuar si zv.prokuror i Tiranës në vitet 1999-2004 dhe si drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit në vitet 2004-2007.
Më pas, Beluri është rikthyer sërish në organin e akuzës si zv.drejtor i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe prej vitit 2014 ushtron detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme.
PASURIA
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Kosta Beluri nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko skedën në PDF]
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Beluri zotëronte pasuri familjare në vlerën e 1.3 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Beluri kap vlerën e 5.2 milionë lekëve.
Beluri zotëron një apartament banimi 70 m2 me vlerë 1.1 milionë lekë dhe 1/5 e një apartamenti të përfituar nga familja përmes privatizimeve-pasuri këto të deklaruara prej vitit 2003. Ai zotëron gjithashtu 2.9 milionë lekë llogari bankare dhe 1.2 milionë lekë kursime në cash.
Të ardhurat familjare të prokurorit Beluri kapin vlerën e 33.8 milionë lekëve për vitet 2003-2017. Ato përbëhen në 97 për qind nga të ardhurat e pagës së tij dhe të bashkëshortes, 2.4 për qind nga interesat bankare dhe 0.3 për qind nga mësimdhënia.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 vite të deklaruara të zotit Beluri dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë për vitin 2003
Deklarata e pasurisë për vitin 2004
Deklarata e pasurisë për vitin 2005
Deklarata e pasurisë për vitin 2006
Deklarata e pasurisë për vitin 2007
Deklarata e pasurisë për vitin 2008
Deklarata e pasurisë për vitin 2009
Deklarata e pasurisë për vitin 2010
Deklarata e pasurisë për vitin 2011
Deklarata e pasurisë për vitin 2012
Deklarata e pasurisë për vitin 2013
Deklarata e pasurisë për vitin 2014
Deklarata e pasurisë për vitin 2015
Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Deklarata e pasurisë për vitin 2017
BIRN
a.ç