Pas 17 ditësh në shpellë, të 12 futbollistët e vegjël e bllokuar në një shpellë në Tajlandë janë shëndoshë e mirë në spital.
Që prej orëve të para të mëngjesit rinisën operacionet e shpëtimit për 4 djemtë e mbetur ende në shpellë me trajnerin e tyre. Për disa orë, duke punuar pa pushim zhytësit kanë punuar duke nxjerrë të gjithë fëmijët, ndërsa ndodhet ende brenda trajneri.
Të dielën dhe të hënën u nxorën tetë djem të tjerë, të cilët janë në gjendje të mirë.
Katër prej tetë djemve të nxjerrë të dielën nga shpella Tham Luang patën mundësinë të shihnin prindërit e tyre: për shkak të frikës nga infeksionet, ende të dy grupet ishin në ambiente të veçanta të ndara nga një vetratë.
Kështu deklaroi këtë mëngjes, një mjek nga spitali Prachanukroh në Chiang Rai ku djemtë janë shtruar. Mjeku shtoi se tetë fëmijët në spital gjithashtu biseduan dhe madje bënë shaka me kryeministrin Prayuth Chan-ocha, i cili mbërriti mbrëmë në vizitë në zonë.
8 djemtë e shpëtuar janë në gjendje të mirë
Të tetë djemtë e shpëtuar nga shpella e përmbytur në veri të Tajlandës janë “në humor të mirë” dhe kanë një sistem të fortë imunitar sepse janë futbollistë. Jesada Chokdumrongsuk, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetit Publik, tha se katër djemtë e parë të shpëtuar, të moshës 12 deri 16 vjeç, tashmë janë në gjendje të ushqehen normalisht. Dy kanë një infeksion të mundshëm të mushkërive, por të tetë janë përgjithësisht “të shëndetshëm dhe të qeshur”, tha ai.
Operacionet e shpëtimit nisën në orën 10:08 me orën lokale dhe 05:08 me orën në Shqipëri. Në operacion marrin pjesë një numër i madh personash. /b.d