Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Londër takimin me homologun grek Alexis Tsipras.
Dy kryeministrat ndodhen në Londër në kuadër të punimeve të procesit të Berlinit. Takimi do të zhvillohet në orën 17:20 dhe do të zgjasë rreth 40 minuta.
Në qendër të bisedës pritet që të jetë marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar dhe çështjet e tjera të vjetra mes dy vendeve.
Sipas mediave greke, Tsipras nuk është gati për të firmosur marrëveshjen me Shqipërinë pasi po përballet me një mori kritikash nga opozita e vendit të tij pas paktit me Maqedoninë.
Një situatë e tillë mund të shtyjë për pak kohë firmosjen e marrëveshjes me Shqipërinë. /b.d