Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përsëritur kritikat ndaj aleatëve të NATO-s, rreth shpenzimeve të tyre në mbrojtje.
“Shtetet e Bashkuara shpenzojnë në NATO shumë më shumë se çdo vend tjetër. Kjo nuk është e drejtë e as e pranueshme. Vendet i kanë rritur kontributet prejse unë kam marrë detyrën, por ato duhet të bëjnë më shumë”, tha Trump.
Komentet e presidentit Trump vijnë në prag të samitit të NATO-s që mbahet të martën dhe të mërkurën në Bruksel.
Ndërkohë vendet anëtare të NATO-s janë angazhuar për shpenzimin e 2% të bruto prodhimit vendor në mbrojtje deri në vitin 2024, por vetëm pak prej tyre e kanë arritur këtë objektiv ose i janë afruar atij.
Gjithashtu, duke marrë parasysh edhe mosmarrëveshjet tregtare midis Uashingtonit dhe disa partnerëve të tij në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, takimi në Bruksel sipas presidentit amerikan, mund të jetë i tensionuar./a.m.