Recep Taip Erdogan nisi sot zyrtarisht mandatin e dytë. Tashmë, me ndryshimet kushtetuese, Turqia ëhstë një republikë presidenciale dhe Erdogan gëzon pushtet mjaft të gjerë.
Në ceremoninë e betimit të Erdogan ishin të pranishëm edhe kryeministra, presidentë apo politikanë të niveleve të ndryshme nga e gjithë bota.
Mes të pranishmëve ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto me Erdogan.
Gjatë ceremonisë Rama ishte ulur i pari në rresht, ku pranë tij ishte kryeministri rus Dimitri Medvedev, me të cilin mësohet se ka pasur edhe një takim.