Federata e Futbollit e Kroacisë ka shkarkuar ndihmës trajnerin Ognjen Vukojevic, dy ditë para takimit me kombëtaren angleze në kuadër të gjysmëfinales së kampionatit botëror.
Ky i fundit kishte publikuar një video që i kushtohej ”lavdisë së Ukrainës”, pasi Kroacia fitoi me Rusinë në çerekfinale të Kupës së Botës.
Vukojejeviç si dhe mbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Vida publikuan videon në mediat sociale pas ndeshjes të shtunën.
Veprimet e tyre u kritikuan nga politikanët rusë dhe çuan në një paralajmërim nga komiteti disiplinor i FIFA-s.
“HNS me këtë rast i kërkon ndjesë publikut rus për veprimet e një anëtari të delegacionit kroat”, shkruhet në njoftimin e kombëtares kroate.
Vukojevic dhe Vida gjithashtu kërkuan falje për deklaratat e tyre, duke thënë se nuk e kanë për qëllim të japin mesazhe politike, por ‘për fat të keq u lënë hapësirë për interpretime të tilla’.
Vukojeviç dhe 29-vjeçari Vida kanë luajtur më parë për klubin ukrainas Dynamo Kiev./a.m.