Ish-presidenti Alfred Moisiu, edhe pse u përgjigj në mënyrë diplomatike, dha një përgjigje për atë që sipas tij është kryeministri më i sukseshsëm në vitet e pluralizmit. I pyetur nga gazetarja Eni Vasili në “Studio e Hapur” ai fillimisht dha këtë përgjigje:
“Është e vështirë të japësh një përgjigje se kryeministrat kanë qenë në situata të ndryshme. Por kjo llogaridhënia është gjë e mirë. Po ministrat? Nuk mjafton kryeministri. Ka ministra që nuk hapin telefonat. Një ministër me paturpësinë më të madhe nuk i hap telefonin një ish-presidenti, pa folur për moshën”, tha mes të tjerash Moisiu.
Ndëkorhë, gazetarja ndërhyri në një moment teksa iu drejtua:
Me sa kuptova Ramën veçuat si kryeministrin më të suskesshëm?
“Për mua po”, ia kthen Moisiu./a.m.