Futbollisti Mario Balotelli i cili ka shëtitur shumë skuadra, sezonin që vjen nuk do të jetë më pjesë e Nicës.
Mario Balotelli sezonin që vjen do të jetë pjesë e klubit të njohur francez, Marseille.
Sulmuesi i Kombëtares italiane ka mbërritur në Marsejë për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën dyvjeçare me klubin e njohur.
Sulmuesi i cili njihet për temperamentin e tij të vështirë, largohet nga Nice pas dy sezonesh te kjo skuadër.
27-vjeçari pritet të ketë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon te Marseille.
Sulmuesi ka luajtur më parë te Inter, Milan, Manchester City dhe Liverpool. /b.d