Kompania Fusha që do të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar, sipas PD është subjekt i ligjit Antimafia dhe që mund të pastrojë paratë e pista të drogës dhe trafiqeve.
Shkëlqim Fusha, sipas selisë blu pronari i ‘Fusha shpk’ është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i rikapur disa muaj më parë në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë.
Sulejman Fusha, thuhet në deklaratë, është vëllai i ish-kreut të Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha. Ky i fundit, sipas tyre, i ka mbyllur shumë çështje ministrave të kabinetit Rama si dhe kryebashkiakut Veliaj. /b.d